Ish-deputeti i PD-së, Gert Bogdani komentoi dje në një emision televiziv dorëheqjet e njëpasnjëshme në kampin e socialistëve. Ai tha se këto i sheh si presion ndërkombëtar.
“Kemi dhe rastin e zotit Ruçi në fillim të verës. Koha është rastësi dhe koincidencë, në rastin e Mark Markut nuk besoj se ka lidhje me të tjerat çfarë do të ndodhë, kam bindjen se do të jenë në kampin socialist. Pse-ja është shumë e thjeshtë, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsioni galopant.
Shqipërinë boll e zhvatën dhe e rropën, ata që janë të korruptuar duhet të mbajnë përgjegjësi, ata që janë të lidhur me krimin duhet të mbajnë përgjegjësi nëse duan që Shqipëria të bëhet. Nuk është zgjedhje individuale, shpresoj të jetë presion ndërkombëtar.”, – tha Bogdani.
Diskutime rreth kësaj post