Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale teka pritet që sot kryeministri Rama të bëjë publik emrat e rinj të qeverisë së tij.
Manjani shkruan se as nuk e pret hiç prezantimin e ministrave të rinj, pasi sipas tij nuk do të jetë kabinet ministrash, por kotec me pula ku këndon vetëm drejtuesi i tyre.
Postimi i Manjanit:
“Presim qeverinë e re me ballin plot e duart lart. Apo… ballin lart e duart plot?!
Nejse, as e pres hiç se nuk do jetë kabinet ministrash, por kotec me pula ku këndon vetëm Ai…
Ku e lamë?!
Te Bechetti shokë, te Bechetti. Për të 120 miliontën (euro)herë, aty e lëmë…!
Dhe pa dyshim, fajin e ka Saliu.”, – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post