Këngëtarja Alida Hisku ka kujtuar mes lotësh takimin me Sherif Merdanin, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
Ajo thotë për News24 se ky shtator e gjen pa kolegun e saj, ndërsa thotë se ai ishte një shok idealesh, por edhe një artist që donte evolucionin në muzikë.
“Dua të them se është intervista e parë që po jap mbas vdekjes së kolegut, vëllait, të të shtrenjtit të muzikës për të gjithë artdashësit dhe për mua sidomos… kemi kujtime shumë të bukura, me të vërtetë”, shprehet Hisku.
E prekur dhe e lënduar, duke bartur mbi vete kujtime që ende rëndojnë e peshojnë, pothuaj si dikur, Alida Hisku, këngëtarja që pati zotëruar e magjepsur skenën, do të ndante pothuaj të njëjtin fat me Merdanin e dënuar nga komunizmi.
“Kemi kujtime shumë të bukura, atë ditë që ka dalë nga burgu ka ardhur direkt në shtëpinë time. Unë atëherë isha me arrest shtëpie, dhe donte vetëm të më shikonte se kishte marrë vesh që edhe unë kisha të njëjtin fat si ai.
Ishte me të vërtetë jo vetëm shok idealesh, por edhe një artist që donte një evolucion në muzikë, që donte popullin. Një artist që gjithë jetën ia kushtoi artit dhe artdashësve të tij”, shton ajo më tej.
Diskutime rreth kësaj post