Anëtari i kryesisë së PD, Gerti Bogdani ka komentuar deklaratën e Sekretares për të Përndjekurit Politik, Jonila Godole, e cila dje tha se Partia Demokratike duhet që të distancohet nga ish-kryeministri, Sali Berisha.
Bogdani u shpreh se jemi në demokraci dhe secili ka të drejtën e mendimit të vet, duke u distancuar nga deklaratat e Godoles.
Por sipas tij, çështja në këtë rast është më e madhe se mendimi i një sekretari dhe duhet parë si do e menaxhojë lidershipi PD.
“Jemi në demokraci, falë Partisë Demokratike Shqipëria ka 30 vjet që është në demokraci, qëkur u nda me komunizmin, kështu që secili ka mendimin e tij të lirë por në fund të ditës kjo nuk është çështje e një sekretari apo e një anëtari të Këshillit Kombëtar, por është çështje më e madhe se kaq.
Duhet parë si do ta menaxhojë lidershipi partisë më tej”, është shprehur ai.
Diskutime rreth kësaj post