Procesi i Berlinit do të sjellë për herë të parë në Tiranë kancelaren gjermane Angela Merkel në ditët e fundit të detyrës së saj në këtë post.
Burime bëjnë me dije për gazetaren e ABC Esiona Konomi se Merkel do të vijë në Shqipëri në datë 14 shtator pasi në Tiranë do të mblidhen liderët e Ballkan Perëndimor.
Takimi është parashikuar të jetë vetëm në nivel kryeministrash dhe për këtë arsye pjesë e tryezës nuk do të jetë presidenti i Serbisë Alekdandar Vuçiç. Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.
Diskutime rreth kësaj post