Lënia jashtë çdo organi vendimmarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD u pa me dyshim nga të gjithë dhe u komentua si një goditje e Bashës ndaj Berishës.
Mirëpo për analsitin Plator Nesturi kjo është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
“Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, – tha ai për Report.
Gjithashtu komentoi edhe deklaratç e Sekretares për të Përndjekurit Jonila Godole, kundër Sali Berisha të shpallur non grata në SHBA. Sipas tij, deklarata e Godoles e cila tha se PD duhet të distancohet nga Berisha është zhdukur me urgjencë nga faqja e ‘RD’-së. Nesturi tha se nuk është e vetmja Godole që ka kërkuar distancimin nga Berisha duke përmendur këtu Mark Markun e Fatbardh Kadillin. Këto zëra tha analisti eliminohen nga PD.
“Kjo është çështje personale thotë Godole… Edhe Mark Marku e ka dhënë këtë, edhe Kadilli e ka thënë. Të gjithë personazhet që dalin nga linja, fillojnë dhe eliminohen. I s’kualifikojnë. Shehi dhe Kadilli s’marrin mbështetje nga Këshilli Kombëtar është tregues i qartë se forcën e kartoneve se ka Basha por Berisha”, – tha Nesturi.
Diskutime rreth kësaj post