Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka deklaruar në forumin e Bledit që po zhvillohet në Slloveni se vendet e Ballkanit po bëjnë më të mirën për t’u afruar me njëra-tjetrën dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon.
Kreu i shtetit serb nuk kurseu kritikat për Bashkimin Europian duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e të gjitha vendeve të Ballkanit. Ai mori shembull Maqedoninë e Veriut, që sipas të cilit, edhe pse ndryshoi emrin e shtetit nuk iu hapën negociatat. Pengesën që bëri këtë herë Bullgaria, Vuçiç u shpreh se në të ardhmen do ta bëjë dikush tjetër.
“Cila do të jetë e ardhmja për të gjithë ne? Shikoni Maqedoninë e Veriut, ata ndryshuan emrin e shtetit të tyre dhe iu premtua se do të hapeshin negociatat? Morën gjë? Jo nuk morën asgjë. Sot është pengesë Bullgaria, nesër do jetë dikush tjetër. Dhe pastaj i thonë Shqipërisë që nuk po i hapim negociatat se s’duam t’u ndajmë nga Maqedonia e Veriut. I thonë dhe Serbisë që keni bërë progres, por mund të bëni dhe më mirë. Unë nuk po qaj për ndihmë, po them atë që është e vërtetë dhe prandaj ne po bëjmë më të mirën për t’u afruar me njëri-tjetrin, të mbajmë paqen në rajon që jo gjithmonë është e lehtë”, – tha Vuçiç.
Pjesëmarrës në këtë forum është edhe kryeministri Edi Rama, i cili shoqërohet nga ministrja Olta Xhaçka dhe ministri Arben Ahmetaj. Kreu i qeverisë është takuar me politikanë të ndryshëm europianë si kryeministri hungarez Viktor Orban, kryeministri grek Kyriakos Moitsotakis etj.
Diskutime rreth kësaj post