Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që duan të caktojnë takim për viza të punës.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se lista e pritjes për takimeve për muajin shtator është mbyllur dhe se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet në javën e dytë të shtatorit.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për Tetorin do të hapet në javën e dytë të Shtatorit.
Nëse në sistemin për caktimin e termineve nuk shfaqet kategoria “Punësim sipas § 26 Abs. 2 Urdhëresa e Punësimit (Rregullorja për Ballkanin Perëndimor), ekziston mundësia që ndodheni jashtë periudhave kohore të lartëcekura, ose që është arritur numri maksimal i regjistrimeve për caktimin e një termini për muajin vijues. Nëse lista për muajin vijues është plotësuar, atëherë duhet të prisni për muajin tjetër. Në ndërkohë ju mund mund të kompletoni dokumentacionin e kërkuar për parashtrim të kërkesës për vizë”, – ka njoftuar ambasada.
Diskutime rreth kësaj post