Dy partitë opozitare PD dhe LSI na kanë dëshmuar kohet e fundit se ka një ftohje të madhe mes tyre. Analisti Ben Andoni u shpreh për MCN se LSI po shfaq shenjat e para se mes saj dhe PD-së nuk shkojnë shumë gjëra.
Andoni komentoi qëndrimin e nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, i cili u shpreh dy ditë më parë kritik lidhur me rikthimin në Parlament pa zgjidhur çështjen e 25 prillit.
“Pas zgjedhjeve, LSI ka humbur shumë dhe kjo shihet. Casusi që përdor zoti Vasili nuk i takon këtij momenti. LSI problemin më të madh e ka te vetorganizimi dhe një lloj katarsisi. Zoti Rama me ikjen e tij la shumë pikëpyetje. Qenësia e tre partive kryesore në parlament tregon që 25 prilli është njohur. Kauza e masakrës elektorale që PD e mbajti thjesht për zgjedhjet e saj por nuk e çoi përpara dhe heshtja shumë e madhe e LSI nuk qëndron në këto momente. Por keni të drejtë, këto janë shenjat e para që mes LSI dhe PD nuk shkojnë shumë gjëra.”, – tha Andoni.
Diskutime rreth kësaj post