Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi shprehet se kryeministri Edi Rama ka shkatërruar çdo institucion në vend. I ftuar në një emision televiziv, Bumçi akuzon Ramën se ka manipuluar zgjedhjet e 2021 dhe thekson se duhet çmontuar partia-shtet.
“Marrëveshja e 2008 nuk rrënoi vendin. Nuk ka asnjë marrëveshje PS-PD. Rama ka shkatërruar çdo institucion në vend. Reforma territoriale është e dështuar, sepse harxhohen më shumë para në këtë formë. Rama më 2021 manipuloi zgjedhjet. Këtu kemi parti-shtet, ne kemi përballë policinë, doganë, institucione, patronazhistë. Duhet të çmontojmë partinë-shtet”, ka thënë ai.
“PD mori mbi 650 mijë vota, edhe pse kishte përballë partinë dhe shtetin e gjithë arsenalin që kanë mbrapa. Zgjedhjet e 25 prillit ishin jo të lira e demokracia është rrënuar në vend, nuk ekziston. Në zgjedhje nuk kishte liri në votim. Shqipëria është në momente kritike. Basha ka plan për të shëndoshur demokracinë. Basha duhet t’ju prijë 650 mijë votuesve të PD-së, mbi 108 mijë votuesve të LSI-së dhe gjithë opozitarët që janë shumë, për të arritur fitore. Nëse do të bëjmë këto sfida, do të korrim rezultat me sukses, me fitore edhe në jug”, vijon më tej Bumçi.
Diskutime rreth kësaj post