Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka komentuar situatën e brendshme në PD.
I pyetur mbi qëndrimin e tij personal nëse ish-kryeministri Sali Berisha duhet të jetë pjesë e parlamentit, Çollaku u përgjigj se ai është i paqartë për të dhënë një përgjigje të prerë.
Paqartësia sipas tij qëndron në faktin se DASH nuk ka ngritur asnjë akuzë konkrete ndaj ish-kryeministrit Berisha dhe se ligjet e Republikës së Shqipërisë nuk e ndalojnë atë të jetë pjesë e parlamentit.
Çollaku u shpreh se nëse ka një akuzë konkrete ose një pretendim konkret për zotin Berisha,atëherë kjo duhet të bëhet publike dhe më pas janë organet ligjzbatuese që merren me rastin në fjalë.
Çolllaku u shpreh se është i paqartë në këtë pikë dhe pret të sqarohet pasi aktualisht nuk ka asnjë pretendim konkret për ish-kryeministrin.
“Shtete e Bashkuara të Amerikës për mua personalisht dhe besoj se për 99.999% të Partisë Demokratike është partneri strategjik i shqiptarëve dhe një simbol i partisë Demokratike. Ne të gjithë vijmë nga breza të cilët kanë provuar persekutime dhe burgje pse dëgjonim fshehurazi “Zërin e Amerikës”, pse i besonim demokracisë amerikane. Kjo është Shtete e Bashkuara të Amerikës për çdo anëtarë të Partisë Demokratike dhe për anti-komunistët.
Zoti Berisha është anëtar i parlamentit të Shqipërisë dhe për të qenë pjesë e Kuvendit Republika e Shqipërisë ka procedurat e veta për këtë. Nuk e kutoj se çfarë është pretendimi që duhet të bëjë secili anëtarë i Partisë Demokratike për këtë çështje. Më duket më shumë një çështje e fryrë se sa një pretendim. Kur të dëgjojë pretendimin e drejtëpërdrejtë, atëherë do t’i të gjykoj. Deri më sot nuk e kam një provë të tillë dhe një fakt të tillë, do kërkoj të më bëhet e qartë kjo gjë dhe pastaj do jap vlerësimin tim.
Nuk i shmangem pyetjes tuaj, shpallja non grata është një fakt publik. Është një lajm shokues për çdo demokrat ashtu edhe për mua.
Pres të jemi më i qartë në lidhje me këtë çështje, dhe sidomos çfarë pretendohet. Nëse një person akuzohet për një vepër penale, përfshirë dhe zotin Berisha, të bëhet akuza dhe organet ligjzbatuese të vendit e zgjidhin.
Duhet të ketë një akuzë konkrete, më shumë më duket si një spekulim mediatik i muajve të fundit, se sa një akuzë konkrete
Nëse ka një akuzë të vërtetohet, imunitet nuk mund të ketë asnjë pjestarë i Partisë Demokratike për çështje penale. Për sa kohë nuk ka një akuzë, unë ende jam i paqartë dhe pres të sqarohem në këtë pikë“, tha Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post