Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj të kësaj partie.
Manjani shkruan se e mbështet plotësisht idenë politike të Bashës për reformë të re zgjedhore e territoriale dhe Kushtetutë të re.
Mirëpo Manjani shprehet se Basha duhet të kishte marr një angazhim për çeljen e bisedimeve me BE-në.
Postimi i plotë:
“Mbështes plotësisht idenë/objektivat politikë të Lulzim Bashës për:
1. Reformë të re zgjedhore dhe territoriale.
2. Kushtetutë të re që rivendos ekuilibrat politikë të dëmtuar në 2008-ën.
Do kisha dashur të dëgjoja edhe një angazhim pa kushte për çeljen e bisedimeve me BE-në.
Gjithashtu do kisha dashur të dëgjoja edhe si do arrihen këto objektiva politikë mbi partiakë. Besoj do sqarohen me kohën…
Por, i mbështes këto objektiva.
Sa më takon, jam për:
1. Proporcional kombëtar.
2. Uljen e numrit të qarqeve dhe ridizenjim i bashkive drejt kufinjve tradicionalë, si dhe heqjen e garrymandering elektoral.
3. Kushtetutë të re, si dokument parimesh që rregullon shoqërinë me shtet jo partiak, pushtete të ndara dhe liri e të drejta të paprekshme.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post