Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli ka reaguar pasi dje u la jashtë Kryesisë së Partisë Demokratike. Përmes një shënimi në Facebook, Kadilli shkruan: “Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”.
Ditën e djeshme PD mbajti mbledhjen e Kryesisë ku u zgjodhën sekretarët dhe krerët e komisioneve parlamentare.
Drejtuesit e Komisioneve Parlamentare u zgjodhën:
Jorida Tabaku, Komisioni për Integrimin Europian
Agron Gjekmarkaj, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Albana Vokshi, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë
Oerd Bylykbashi, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Sorina Koti, Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Helidon Bushati, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Flamur Noka, Komisioni për Sigurinë Kombëtare
Tomorr Alizoti, Komisioni për Politikën e Jashtme
Sekretarët e zgjedhur janë:
Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ
Arta Sakaj, Sekretar i Burimeve Njerëzore
Belind Këlliçi, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Lediana Mandia, Sekretar për Pronarët dhe Çështjen e Pronave
Flamur Hoxha, Sekretar për Klimën e Biznesit
Jonila Godole, Sekretar për të Përndjekurit Politik
Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Greta Bardeli, Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun
Taulant Zeneli, Sekretar i Koordinimit Elektoral
Oriela Nebiaj, Sekretare për Organizatat Partnere
Endri Hasa, Sekretar për Organizmin Dixhital
Diskutime rreth kësaj post