Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të zhdukurve është kryefjalë.
Gjatë fjalës së tij, Kurti bëri thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen nga arena ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave, pasi e njejta nuk po ballafaqohet me të kaluarën e saj.
Sipas tij eliminimet e shqiptarëve dhe zhdukja e tyre nuk do të mbetët temë e pahapur pasiqë do të vazhdoj të mbetët prioritet për qeverinë tonë.
“Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën, bëj thirrje që në të gjitha tryezat që organizohen në arenën ndërkombëtare, pikë së pari nga Serbia të kërkohet hapja e arkivave. Vrasja e shqiptarëve pastaj varrosja e zhvarrosja e tyre në Kosovë, bartja e tyre nëpër varrezat në Serbi, zhvarrimi prej atje, nuk është bërë nga qytetarët e zakonshëm por nga aparati shtetëror”.
Në fund Kurti tha se do të jenë pranë familjarëve të të pagjeturve dhe këtë çështje do ta kenë prioritet.
Në lidhje me këtë temë në një prononcim analisti politik Rexhep Shahu u shpreh se Kosova tashmë nuk mund të ia imponoj Serbisë ballafaqimin me të kaluarën e saj mizore.
Sipas tij ajo tashmë është e vetëdijshme për krimet që ka kryer në Kosovë.
“Kosova nuk mund të ia imponoj Serbisë që ajo të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale. Serbia si shtet i ka të mbivendosura krimet ndaj shqiptarëve gjatë historisë së marrëdhënieve të tyre. Ndaj është trash zullumi i krimëve serbe dhe Kosova nuk e shkund dot Serbinë. Kosova mundet të zhvillohet vetë, mundet ta sfidojë Serbinë duke u marr me.U desh dhuna e armëve të Amerikës e NATO-së që të shpëtonte shqiptarët nga dhuna e shfrenuar e shfarorese serbe”, u shpreh ai.
Tutje ai thotë se ikja e Serbisë nga e vërteta është problem i saj dhe jo i Kosovës dhe se mënyra më e mirë për ta mposhtur Serbinë është zhvillimi dhe forcimi i shtetit.
“Ikja e Serbisë nga ballafaqimi me të shkuarën e saj është problem i Serbise dhe jo i Kosovës. Politika në Kosovë duke shfaqur tendencat e shtetit të madh diktues e ndikues se si e çfarë të bëjë Serbia, bëjnë që njerëz të ndryshëm të mashtrohen sikur Kosova e “çmend” Serbinë. Ky iluzion e ky mashtrim i njerzëve sikur ne shqiptaret diktojmë e ndikojmë tek Serbia është megallomani dhe e dëmshme. Shqiptarët vetëm duke u zhvilluar e forcuar si shtet, i imponohen Serbisë, me fjalë veç i bëjmë fresk Serbisë”, u tha Shahu.
Diskutime rreth kësaj post