Ndërkohë që Kuvendi i PD po zgjedh kryesinë dhe strukturat drejtuese të kësaj partie, vihet re si asjëherë tjetër motivimi politik i Sali Berishës, i cili shfaqet në momentet e hedhjes së votës me dy gishta lart. Ish kreu i PD duket se ka vendosur të tregojë qëndresë ndaj amerikanëve pas shpalljes non grata.
Dy gishtat e Berishës janë gjest i kodifikuar ndaj amerikanëve, të cilëve ju thotë se do të jetë fitimtar në betejën ndaj tyre. Stoicizmi i Berishës vjen dhe si përgjigje ndaj kryetarit aktual të Partisë Demokratike, të cilit i kundërpërgjigjet se do qëndrojë fort në PD dhe ta harrojë se mund ta nxjerrë jashtë loje një pazar i tij me amerikanët. Gjsesi ditë të nxehta kanë nisur në PD dhe armët e njerëzve duket se po ngrihen kundër Lulzim Bashës.
Diskutime rreth kësaj post