Zëvendës-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Gabriel Escobar, do të marrë detyrën e zëvendës ndihmës sekretarit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Escobar-i do ta ushtrojë detyrën që ka mbajtur deri më tani Mattheë Palmer nga 7 shtatori. Lajmin e ka konfirmuar ambasada amerikane në Serbi.
Gabriel Escobar është emërua në postin e zëvendës shefit të misionit në Ambasadën Amerikane në Beograd në gusht 2019.
Ai është diplomat karriere dhe njohës i mirë i Ballkanit, i nderuar gjashtë herë nga Departamenti amerikan i Shtetit me Çmimin e Lartë të Nderit dhe një herë me Çmimin për Merita të Larta. Ai po ashtu është nderuar nga DASH-i për Çmimin për Shërbimin Civil si dhe ka marrë Çmimin për Shërbim Ushtarak.
Po ashtu ai ka mbajtur pozita të larta në Ambsadën amerikane në Bagdad, në La Paz, Peshavar si dhe ka qenë udhëheqës i ekipit amerikan për rindërtim në Kirkuk të Irakut.
Diskutime rreth kësaj post