Fjalët se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë bashkuar nisën para disa ditësh pasi ‘Prive’ publikoi disa foto ku ishin të dy, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana.
Gjatë pushimeve të tyre, Roberti, po ashtu dhe Nora kanë publikuar foto veçmas ku shfaqeshin me vajzën, në Bodrum të Turqisë.
Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen e tij.
Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?
Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.
Mesa duket Roberti është mjaft optimist dhe ka dhënë shpresa për një ribashkim mes ish-çiftit.
Diskutime rreth kësaj post