Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh edhe për demokratët që janë kritikë të tij dhe të larguar nga kryesia e PD.
“Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që jermi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin.
Por nga besimi që ne kemi te vlerat tona, falë të cilave kemi qëndruar edhe në ditët më të errëta të këtyre tre dekadave, pa u thyer, pa u lodhur, pa e humbur vullnetin për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post