Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është shprehur se marrëveshja mes Berishës dh Edi Ramës në 2008 për ndryshimet kushtetuese nuk i përshtatet nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci.
“Eshtë tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i Partisë Demokratike dhe intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale”, është shprehur Basha.
Diskutime rreth kësaj post