Avokati i njohur Kreshnik Spahiu ka publikuar pamjet nga pika kufitare me Kosovën. “Ky është kufiri Shqipëri-Shqipëri. Albin Kurti pasi premtoi 16 vjet bashkim kombëtar, sot mbylli kufijtë për shqiptarët e jugut”, – shkruan i revoltuar Spahiu.
Postimi i Kreshnik Spahiut:
“PO NDODH:
Ky është kufiri Shqipëri-Shqipëri.
Albin Kurti pasi premtoi 16 vjet bashkim kombëtar, sot mbylli kufijtë për shqiptarët e jugut.
Të hysh në Kosovën e Albin Kurtit është më keq:
– se në murin amerikan me Meksikën
– se në murin turk me Iranin
– se në murin kinez
– se në murin Shengen me BE
Do thoni ju që e ka inatin me Edi Ramën.
Dakor Dakort por sot ai ka ndarë një popull në dy pjesë dhe jo dy parti…..
Jam i sigurtë që nga Serbia mund të hyni më lehtë në shtetin e dytë shqiptar por që drejtohet nga bajraktar.
Gjithmon trishtohesha kur fqinjët na akuzonin: “Shqiptarët s’kanë aftësi shtet formuese”” – shkruan Spahiu.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post