Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Bashkë me mjetin ajror pa pilot sulmues Akıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji”.
Në fjalimin e tij në ceremoninë e përfundimit të kursit dhe dorëzimit të mjetit ajror sulmues pa pilot Baykar Akıncı (TİHA) në Çorlu, Erdoğan tha se janë mbledhur me rastin e dorëzimit të mjetit të ri ajror sulmues pa pilot Akıncı i cili është simbol i ri i aftësive inxhinierike të Turqisë dhe përfaqësues i ri i pavarësisë në qiell.
“Padyshim që industria jonë e mbrojtjes ndodhet në krye të historisë së suksesit që Turqia ka shkruar në 19 vitet e fundit. Niveli që kemi arritur në teknologjinë e mjeteve ajrore pa pilot është pikërisht shprehje e suksesit të pranuar nga e gjithë bota për aftësitë tona në industrinë e mbrojtjes. Jo shumë larg, 10 vite më parë kishte nga ata që nuk na i shitën këto mjete ne para, ku na thonin për riparimin e tyre ‘ik sot, ejani nesër‘. Sot të njëjtat qarqe flasin epokën që kanë hapur dronët turq të cilët kanë ndryshuar lojën në terren“, – tha Erdoğan.
Duke theksuar se ata kanë korrur frytet e këtij përkushtimi duke shtuar Akıncı, një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë, Erdoğan tha se “Bashkë me mjetin ajror pa pilot sulmues Akıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji. Personalisht, në emër të familjes time dhe popullit tim përgëzoj familjen Bayraktar, kryesisht babain Özdemir Bayraktar, bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tij, inxhinierët, teknikët, punonjësit e devotshëm të kompanisë Baykar dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në fazat e projektimit, zhvillimit dhe prodhimit të Akıncı“.
“Ne kemi eksportuar dronin ‘Bayraktar TB2’ në Ukrainë, Katar dhe Azerbajxhan si dhe janë bërë dhe po bëhen marrëveshje të reja eksportimi. Edhe shumë vende të tjera po presin në radhë për dronët tanë kombëtarë”, – Erdoğan.
“Qëllimi ynë tani është që të zhvillojmë dronë (SIHA) që mund të ulen dhe ngrihen nga aeroplanmbajtëset tona me pistë të shkurtër që kemi ndërtuar vetë”, – potencoi Erdoğan i cili shtoi se janë të vendosur që ta bëjnë Turqinë veçanërisht një vend kryesor të teknologjisë së avionëve luftarakë pa pilot.
Diskutime rreth kësaj post