Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha.
Me një postim në Facebook, Meta u shpreh ngushëllimet familjarëve duke shprehur vlerësimet më të mëdha për ish-deputetin.
Deklarata e Metës:
“Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova. Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella! Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës. Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim! Të prehet në paqe!”- shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post