Talebanët kanë mbyllur aeroportin e Kabulit duke e rrethuar me forca shtesë jashtë perimetrit. Qëllimi i talebanëve është të marrin masa për të mos lejuar më turma e grumbullime që mund të jenë objektiv i sulmeve terroriste.
Tashmë ata po presin afatin e 31 gushtit, dita kur të gjitha forcat e huaja do të largohen nga Afganistani për të marrë nën kontrollin edhe aeroportin e Kabulit.
Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se një tjetër sulm terrorist mund të ndodhë brenda 24-36 orëve në vijim në aeroportin e Kabulit. Ndërkohë talebanët po përgatiten për qeverinë e re e cila do të shpallet javën tjetër.
Diskutime rreth kësaj post