Finalja e Supërkupës së Shqipërisë është mbyllur me incidente jashtë stadiumit “Elbasan Arena”. Pas vërshëllimës së arbitrit që u shpall fituese Teuta jashtë stadiumit pati momente tensioni mes dy grupeve të tifozëve, Shkodrës dhe Durrësit.
Gazetari i “ABC”, Aldo Kozarja sjell pamjet nga ambientet jashtë stadiumit të tensioneve mes tifozëve të Vllaznisë dhe Teutës. “Largohuni, çuna jashtë gardhit, lëviz, shpejt, shpejt” dëgjohen efektivët e policisë që shpërndajnë tifozët me shpejtësi.
Durrsakët mposhtën Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0 dhe në fund ngritën trofeun.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post