Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta i shpreh ngushëllime familjes, teksa shkruan se ikja nga jeta parakohe e Gjon Lulgjurajt është një humbje e madhe. Gjon Lulgjuraj është ndarë nga jeta më 12 gusht.
Reagimi i Metës:
“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO.
Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane.
Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella.
Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë. I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post