Akuza të rënda për Albin Kurtin, vijnë nga Haradinaj. Ish-kryeministri beson se kryeministri aktual shantazhohet nga Serbia, dhe këtë e bazon në veprimet e zotit Kurti apo në mos-veprimet e tij në lidhje me investimet amerikane.
“Nuk mendoj se po ndjek strategjinë e duhur, ka hyrë në një qorrsokak sa i përket dialogut. Në fillim ishte entuziast me palët Europiane, me shpresën se do të shkonte cdo gjë me klimën e mirë liberale (qesh). Ndërsa disa tema mjaft serioze që lidhen me sigurinë, adresën e kanë në Uashington, që temat në Europë i zgjedh me aleatët.
Ikja e kryeministrit tonë dhe presidentes për shkak të kryeministrit ndaj Amerikës. Mosguximi me i kërkuar një rol direkt Presidentit Biden për dialogun është shqetësues për mua. Është një tregues jo i mirë dhe po i sjellin humbje vetes. Gati ja kemi konfirmuar një pjese të madhe të botës që ne jemi fajtorë që nuk po dimë me sjellë epilogun edhe po e amnistojnë Serbinë dhe Vucicin para ndërkombëtarëve.
E vërteta është krejt tjetër që Vucic është i interesuar që të mos arrihet epilogu dhe ne jemi dhe tani po duket sikur ne nuk jemi, që nuk është ashtu” tha ai.
“Këta bëjnë pjesën e “PR” mirë që të duken amerikane, por kur vjen të substanca nuk janë” tha më tej Kurti për Kurtin dhe Osmanin.
Haradinaj ngre edhe një tjetër shqetësim. “Janë ndarë 200 mln nga Kongresi me i siguruar Kosovën diversitet ekonomik dhe është gjetur zgjidhja me i sjellë gazin amerikan nga Greqia, që do të kishte për ne edhe profil politik, diplomatik për të ardhmen, dhe tani shikoj qeverinë tonë që dështon afatet. Pse?! Dëgjoj presidentin serb si do të ndërtohet autostrada e paqes dhe gazsjellësi rus.
Një pjesë e BE-së e marrin gazin rus por ka qenë përcaktimi i tyre, Kosova nuk guxon, nuk e ka atë luks, pasi e varim fatin tonë te Rusia, që do të ishte një vdekje për ne. Shohim plot elementë që na shqetësojnë. Pse është kështu? Qeveria jonë hoqi taksën 100% nuk vendos reciprocitet.
Një hapje e pa kontrolluar ndaj qeverisë serbe. Kryeministri hesht. Kosova duhet të dijë përse paret e Amerikës nuk po investohen? Përse nuk i fusni në punë 200 mln (dollarët) e Amerikës për gazin natyror të Amerikës dhe ndoshta për njohjen me Greqinë?
Janë disa pyetje që po kërkojnë përgjigje dhe të bëjnë me dyshuar se nuk i kemi duart e lira ndaj armiqve tanë, qeveria jonë nuk i ka duart e lira. Shefi i qeverisë.
Kush e mban peng? Serbia, e shantazhon” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post