Një ndër vendet pritëse të afganëve do të jetë edhe Kosova, e cila mbrëmjen e sotme do të presë rreth 100 refugjatë afganë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas mediave të Kosovës grupi i refugjatëve afganë pritet të akomodohen në kampin ushtarak Bondsteel, në afërsi të Ferizajt, kamp i cili është përgatitur për të pritur rreth 2500 refugjatë.
Edhe në vendin tonë kanë arritur tre grupe me refugjatë afganë. Numri total i refugjatëve që kanë arritur deri më tani në Shqipëri është 275 dhe sipas kryeministri të vendit pritet të vijnë deri më 4 mijë persona.
Diskutime rreth kësaj post