Teksa të gjithë presim shtatorin dhe nisjen e sezonit të ri televiziv, ditët e fundit Luana Vjollca është përfolur shumë në media. Fillimisht, u raportua se ajo do largohej nga Top Channel e më pas gjërat morën një rrjedhë tjetër. Kjo pasi moderatorja publikoi disa foto e veshur me ngjyrë portokalli, duke shkruar “Çfarë ka të re”. E në komente u aludua shumë se ajo mund të moderojë “Portokalli”.
Kujtojmë se sezonin e kaluar moderimi i emisionit iu besua Fjoralba Ponarit dhe Salsano Rrapit, i cili ka vite që e shohim në këtë rol. Kështu, ndjekësit e Fjoralbës filluan të dyshojnë nëse ajo do jetë sërish moderatore e “Portokalli”. Ishte vetë Fjoralba ajo që u dha fund të gjitha dyshimeve ditën e sotme. Moderatorja realizoi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, ku është pyetur se me çfarë projektesh po punon aktualisht.
Dhe Fjoralba ka zbuluar se këtë sezon do të merret sërish me dy emisione, “Më thuaj një dëshirë” dhe “Portokalli”.
“Dy projekte që kam qenë në transmetim dhe sezonin e kaluar ‘Më thuaj një dëshirë’, madje shumë shpejt do të kemi një komunikim për datën që fillojmë transmetimin. Ndërsa Portokallia rifilon punën intensive javën e fundit të shtatorit”, është përgjigjur Fjoralba.
Diskutime rreth kësaj post