Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre.
Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit.
Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka. “Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t’ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t’ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu”, tha Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post