Nuk ka qenë një marketing për albumin siç menduam të gjithë! Loredana dhe Mozzik janë ndarë me të vërtetë. Reperja ka thyer heshtjen ditën e sotme duke sqaruar në rrjetet sociale se si qëndron e vërteta. Loredana ka postuar një foto me Mozzik duke shkruar se u përpoqën sërish, por s’ia dolën.
Ndër rreshta, Loredana shkruan se janë të dy kokëfortë dhe nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme. Por, shton se ia kanë dalë të ruajnë marrëdhënie të mira për hir të vajzës së tyre Hana. Ajo shkruan se albumi do dalë në çdo platformë digjitale më 24 shtator dhe e mbyll duke thënë se nuk është telenovelë por e vërtetë.
“Përshëndetje! Disa e kanë vënë re tashmë ose kanë dyshuar se lidhja e imja dhe Mozz tani përsëri ka probleme. Jemi thjesht dy koka kokëfortë që as nuk rrimë dot me njëra-tjetrën por as nuk mund të bëjmë pa njëri -tjetrin. Faza e albumit ishte aq intensive saqë të dy e pamë se mund të qeshim për 10 orë në ditë me njëri-tjetrin, por nuk arrijmë të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Jam akoma shumë e lumtur për mënyrën sesi e kemi bërë këtë album. Jam shumë e lumtur që ju ka pëlqyer.
Mozzi dhe unë do vazhdojmë të mbetemi në kontakt. Ai më bëri dhuratën më të bukur. Kam kaq shumë gabime në jetë, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ia dolëm të shkojmë mirë dhe të rrisim Hanën së bashku. Kjo është shumë e rëndësishme dha ndoshta gjëja më e matur që kam bërë ndonjëherë. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Albumi publikohet më 24/09. Të gjithë mendojnë se po bëjmë telenovelë por fatkeqësisht kjo është e vërteta”– shkruan Loredana.
Diskutime rreth kësaj post