Mark Marku dorëzoi mandatin e deputetit që mori nën siglën e PD-së në qarkun e Lezhës në 25 Prill ku ishte drejtues politik. Menjëherë pas këtij vendimi, reagimet kundër Markut ishin të forta nga segmente brenda PD-së, kundër të cilave dhe në mbrojte të ish-drejtuesit të qarkut ka dalë Agron Gjekmarkaj, që e cilëson personalitet dhe njeri të vendimeve të guximshme.
Deklarata e Gjekmarkajt:
“Të gjithë ata që nxitojnë për një shkak, a një tjetër të hedhin baltë, të bëjnë insinuata ndaj Markut për trille a komplekse, a thjeshtë për smirë, ndiej detyrimin t’ju them që Mark Marku është personalitet akademik, publik e politik me integritet të lartë e të pacënueshëm, njeri i vendimeve të guximshme të cilat lënë shije habie nga pas, por edhe shumë nevojë për reflektim e meditim. Duhet të maten mirë kur i mbushin grushtat me baltë për të rënë në sy si gardian të devotshem.
Qytetarëve të Lezhes, Mirditës dhe Kurbinit, votuesve tanë, qytetarve dhe demokratëve ndiej për detyrë t’u them përpjekja do të jetë maksimale për t’i përfaqësuar për të mbajtur çdo premtim etik që së bashku me Prof Markun u bëmë gjatë fushatës elektorale për një përballje, të pashoqe, të pakompleksuar, dhëmb për dhëmb, e sy për sy, me qeverinë më banale e korruptive, më të keqen e më të pështiren e këtyre 30 viteve” shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post