Paralelisht me SPAK, qeveria do të “hetojë” vetë çdo sinjalizim për zyrtarë të korruptuar që kanë prioritet interesin vetjak përballë shërbimit për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama tha në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër se nuk do presin që SPAK të merret me çdo vatër dhe nuk do mbyllin sytë para rasteve të tilla, të cilat tha se faji është i individit por turpi i mbetet të gjithëve në rast se nuk vendoset vija e kuqe.
Deklarata e Ramës:
“Nuk do presim që SPAK të merret me çdo vatër. Do jemi kërkues, hulumtues dhe grumbullues faktesh dhe prova duke veshur me armaturë edhe me ligj të veçantë dhe duke mbyllur në një kohë të shpejtë rrethin e shërbimeve digjitale për publikun. Do nxjerrim së shpejti elektronikisht në pah edhe falë qytetarëve të gjitha pikat ku ngecin shërbimet e shtetit për qytetarin dhe bizneset. Do ketë përfshirje më të madhe të partisë dhe grupeve të internetit. E drejta për të shërbyer triumfojnë në raport me drejtën e marrë arbitrarisht për t’u shërbyer interesave vetjake”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post