Kryeministri Edi Rama vizitoi ambientet ku janë strehuar 121 refugjatët e parë afganë që mbërritën në vendin tonë në orët e para të së premtes.
Në këtë vizitë, mesazhi i kreut të qeverisë për afganët ishte i shkurtër. “Më në fund ia dolët! Shijojeni Shqipërinë!”, tha ai. Një grua afgane tregoi se rrugëtimi për ta nuk ka qenë i lehtë.
“S’ka qenë e lehtë për të qenë të sinqertë. Duket si një makth nga i cili do të zgjohemi dhe gjërat do të jenë ndryshe. Duket si të vish nga ferri në parajsë”, tha ajo.
Rama shpërndau dhurata për fëmijët afganë në kamp, duke u thënë me shaka që tani duhet të mësojnë shqip.
“Ju sollëm disa gjëra të vogla. Tani duhet të fillojmë të mësojmë shqip”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post