Analisti Artan Hoxha ka folur për krizën në Afganistan, duke mos i kursyer kritikat për propagandën e Kryeministrit Rama. Artan Hoxha e vlerësoi veprimin e Shqipërisë për të pritur disa afganë në vendin tonë, mirëpo ai nuk bie dakord me propagandën e madhe që bën qeveria duke bërë dhe një krahasim madje “si ajo lopa që edhe rrallë herë kur e mbush kovën e qëllon me shkelm”.
“Një Afganistan demokratik fatkeqësisht nuk u bë dot fatkeqësisht. Qeveria e Shqipërisë po bën mirë. Por si lopa, edhe kur rrallë herë e mbush kovën me qumësht e godet me shkelma me propagandën e saj të madhë që po bën”, tha Hoxha. Sipas Artan Hoxhës mungesa e transparencës nga qeveria nuk është për çështje sigurie por për arsye të përllogaritjeve të interesave të saj personale.
“Nuk mendoj se është mungesë transparence për nevojën për siguri. Por ka qenë një kalkulim i qeverisë, ndoshta një fare ndroje për ta pranuar fillimisht. Kryeministri u hodh në një sulm të pakuptimtë dhe duke krijuar kundërshtarë të paqenë. Kryeministri po pompon sikur ka kundërshtarë, por në të vërtetë ka një shumicë dërrmuese me ndjeshmëri ndaj asaj që po ndodh në Afganistan dhe që mbështet që Shqipëria të luajë rolin e vet në këtë çështje për një numër të caktuar afganësh. Kryeministri e tepron me gjithë këtë propagandë. Unë nuk kam dëgjuar që Albin Kurti të bëjë kaq shumë propagandë për 2000 afganë që do të shkojnë. Kryeministri po fryn kot tullumbace. Artificialiteti i krijimit të një debati që nuk ekziston, këtu është problemi. Edhe një veprim i mirë i bërë demaskohet dhe del puro për interesa. Kryeministri demaskon vetvetn që nuk ka ndjeshmëri por vetëm kalkulim politik”, theksoi Hoxha.
Për sa i përket mundësisë që mes afganëve që do strehohen në Shqipëri mund të ketë dhe terroristë, Artan Hoxha deklaroi se rreziku i terroristëve ka qenë gjithmonë prezent dhe nuk është vetëm sot.
“Po të ketë ndonjë të infiltruar edhe çfarë? Pse terroristët kanë pritur këtë valë për të qarkulluar. Ata kanë qarkulluar në Europë edhe më parë. Lufta do vazhdojë me mjete të tjera. Fakti që nuk ka ndodhur një akt terrorist, kjo nuk do të thotë se ne jemi të garantuar 100%. Nuk përjashtohet mundësia që mund të ndodhe edhe për këtë rast. Ne jemi pjesë e NATO-s dhe kjo aleancë është në luftë me terrorizmin. Çdo luftë ka rreziqet e veta. NATO na garanton integritetin territorial. Por nuk na garantojnë rreziqet terroriste që vetë vendet e NATO-s i kanë përjetuar. Këto rreziqe janë më tapakta sepse jemi më pak të rëndësishëm“, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post