Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas zhurmës që është krijuar sot brenda PD me dorëheqjen e Mark Marku.
Manjani kritikon ata zëra që sot kanë deklaruar se PD e ka mbyllur misionin e saj.
Postimi i plotë:
“PD që u themelua në 1990, e ka mbyllur misionin.-Thotë një tezë politike që artikulohet në publik.
Dmth, PS që u themelua në 1941 nuk e ka përfunduar ende misionin.
Të puthsha mendjen!
Hajt më, sa të rrojmë do dëgjojmë.
Nuk e di a kemi më ç’të mësojmë, që nga 1941, ku Jugosllavët na sollën partinë për të kontrolluar Shqipërinë. Edhe sot ashtu vijon…
Po sjell në vemendje thjesht me tezën, jo detyrimisht artikuluesit e saj, që në shumicë janë të mllefosur me Berishën ose Bashën.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post