Disa ditë më parë Marina Vjollca konfirmoi publikisht se është në pritje të ëmbël. Ajo postoi në rrjete sociale foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke dhënë në formën më të bukur lajmin e shumëpritur për ndjekësit e saj.
Më vonë ajo postoi dhe një tjetër foto me Getoarin, i cili shfaqej duke përkëdhelur barkun e moderatores. “Ne të tre”, – shkroi Marina përkrah fotos.
Moderatorja mori urime të shumta nga miq, familjarë dhe fansa të saj. Mirëpo ditën e sotme ajo ka marrë dhuratën dhe mesazhin më të veçantë nga stilistja italiane, Elisabetta Franchi, me të cilën po bashkëpunon prej muajsh.
Kjo e fundit i ka dërguar Marinës një tufë me lule të bardha për ta uruar për shtatzëninë. “Nuk ka gjë më të bukur se një jetë e re që po çel! Urime Marina!”, – shkruan Elisabetta në pusullën e saj.
Marina e ka ndarë menjëherë në Instagram dhe ka falenderuar stilisten për surprizën e veçantë. “Të falenderoj nga zemra! Je unike! Të dua”, – shkruan Marina përkrah postimit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post