Pas shpërthimit në aeroportin e Kabulit ku 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur, presidenti Joe Biden ka mbledhur ekipin e tij të sigurisë kombëtare. Mësohet se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken janë me të.
Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron me një reagim zyrtar ka thënë se situata është përkeqësuar thellësisht në Afganistan.
Ai bëri thirrje për kujdes para se situata mund të agravojë dhe ne nuk do të mund ta kontrollojmë dhe shtoi se situata rreth aeroportit mbetet shumë e rrezikshme. Po ashtu kryeministri Boris Johnson mësohet se do të mbajë një takim krize mbi situatën në aeroportin e Kabulit të enjten pasdite.
Diskutime rreth kësaj post