Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Kosovës në vendin tonë, Naim Hasani. Në një postim në “Facebook”, Meta thekson se ka folur me ambasadorin Hasani për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat.
Mes të tjerash, Kreu i Shtetit Shqiptar shkruan se “Ndamë bindjen se ka ardhur koha të shohim të zbatuara dhe në veprim mbi 70 marrëveshjet e nënshkruara midis dy Qeverive, sepse mbi të gjitha këtë e kërkojnë qytetarët e vendeve tona”.
Postimi i Metës:
“Një bisedë e ngrohtë me Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik.
Vlerësuam ecurinë dhe përpjekjet e deritanishme për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, por që meritojnë të jenë edhe më të shkëlqyera.
Ndamë bindjen se ka ardhur koha të shohim të zbatuara dhe në veprim mbi 70 marrëveshjet e nënshkruara midis dy Qeverive, sepse mbi të gjitha këtë e kërkojnë qytetarët e vendeve tona.
I përcolla falenderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për autoritetet shtetërore të Kosovës, që përherë na janë gjendur pranë, të parat, në përballjen me katastrofat natyrore që kanë goditur Shqipërinë, siç ishte dhe ndihma e vyer e dhënë së fundmi për tejkalimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret.
Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në krah të njëra-tjetrës!’-shprehet Meta.
Diskutime rreth kësaj post