Ish-kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike të Durrësit, Agim Baçi komentoi sot situatën e PD-së në prag të nisjes së legjislaturës së re parlamentare.
Baçi u ndal dhe tek deklarata e ambasadores Yuri Kim drejtuar Bashës për lënien jashtë parlamentit të liderit demokrat Sali Berisha.
Baçi u shpreh për Faxnews se kryedemokrati Basha e ka dhënë qëndrimin e tij në lidhje me këtë çështje duke deklaruar se Partia Demokratike është krenare që ka propozuar ligjin e dekriminalizimit dhe është ligji ai që përcakton kush duhet të hyjë ose jo në parlament.
Qëndrimin e PD-së në lidhje me deklaratat e Yuri Kim dhe kërkesën për lënien jashtë të Berishës, analisti thekson se beson se do të jenë forumet e reja të PD-së ato të cilat do të marrin vendimin.
“Besoj se do të jetë një vendim që do të merret nga forumet e reja që do të dalin nga Këshilli Kombëtar, që do jenë kryesia, nënkryetarët dhe drejtuesit grupit parlamentar. Mendoj se Këshilli Kombëtar do delegoj përgjegjësitë te Sekretariatet dhe më pas do të jenë ato që do të mblidhen dhe do të marrin vendime.
Unë mendoj se zoti Basha ka folur, ka dhënë një shpjegim të qartë duke thënë se Partia Demokratike është krenare që ka propozuar ligjin e dekriminalizimit. Besoj se ky është një lloj qëndrimi mbi atë ç’ka përfaqëson Partia Demokratike përballë atyre që janë të zbuluar përballë krimit, ose kërkesave të prokurorive dhe partnerëve ndërkombëtarë lidhur mbi atë çka kërkohet për tu zbardhur mbi figura të ndryshme politike. Dhe besoj që me këtë Basha e ka mbajtur një lloj qëndrimi“, – tha Baçi.
Diskutime rreth kësaj post