Politologu Adri Nurellari ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda PS-së dhe paralajmërimin e kryeministrit Rama se javën tjetër do të shpallë kabinetin e ri qeverisës.
Nurellari shprehet se e shikon si marketing politik dorëheqjen e Çomos dhe thotë se e kreu detyrën për të cilën ishte bërë pjesë e listës së kandidatëve të PS-së.
“Pati një grup ministrash të cilët morën lëvdime bujare prej kryeministrit dhe pati disa të cilët morën vërejtje dhe qortime konkrete. Kjo që ndodhi sot i paraprin edhe zhvendosjes së lëvizjeve të mundshme në qeverinë e ardhshme. Mendoj që dorëheqja e Çomos është pjesë e dorëheqjes së marketingut politik edhe të taktikave të komunikimit.
Ashtu sikurse e kreu detyrën ose rolin që i dha listës së kandidatëve për deputet të PS-së një lloj imazhi edhe profesional, edhe të prurjeve të ndryshimeve, edhe të përfaqësimit të bluzave të bardha, pra atë dobi për të cilën u vu në atë listë e përmbysi. I ka shërbyer imazhit makro të një vendi, të një liste të ndryshuar edhe të përfaqësuar me njerëz të shëndetësisë, i ka shërbyer asaj fabule që ndërtoi kryeministri.”, – tha Nurellari.
Diskutime rreth kësaj post