Kryeministri Edi Rama në intervistën që dha sot për “CNN” u shpreh se në Afganistan nuk ka shqiptarë që presin që të largohen, ndërsa shprehu edhe njëherë gatishmërinë për të pritur afganët.
Gazetarja Bianna Golodryga e pyeti kryeministrin nëse është gati Shqipëria t’i pranojë në mënyrë të përhershme afganët? Edi Rama u shpreh se nëse afganët duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë.
“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post