Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë fjalimin e Papa Françesku. Meta ka shkëputur një pjesë prej tij, duke dhënë kështu edhe një mesazh të koduar për politikanët. “Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën”, shkruan Meta.
Postimi i Metës:
“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.
“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.
Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”
Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post