Dje në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev u miratua Deklarata e përbashkët për mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus. Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur edhe reagimi i ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.
As @JenGranholm said at the Crimea Forum, “We will continue our diplomatic efforts with allies & partners to end the conflict in eastern Ukraine. We will keep sanctions on Russia in place until 🇷🇺 ends its occupation of Crimea & its aggression in eastern 🇺🇦.” @USEmbassyKyiv https://t.co/1y1DmcdUAV
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 24, 2021
Diskutime rreth kësaj post