Vendimet e para mbërrijnë pas sherrit të madh midis Nice dhe Olympique Marseille. Prefekti, duke parashikuar gjykimet e autoriteteve sportive, mbylli tribunën e jugut të stadiumit të Nice për katër ndeshjet e ardhshme, pas hedhjes së objekteve, që çuan në pezullimin e ndeshjes së kampionatit me Marseille. Prefekti, gjithashtu vendosi të instalojë një rrjetë para tribunës për të parandaluar hedhjen e objekteve.
Autoritetet e Nice më pas njoftuan krijimin e një paisjeje që parandalon hedhjen e objekteve dhe pushtimet e fushës. Prefektura më pas konfirmoi se të gjithë përgjegjësit për aktet e dhunës do të ndalohen për të hyrë në stadium, sapo të identifikohen nga policia. Një 28-vjeçar i dyshuar për rrahjen e një lojtari të Marsejës u ndalua nga forcat e rendit.
Diskutime rreth kësaj post