Ashtu si edhe çdo vit tjetër, të rinjtë e LRI janë mbledhur sërish në Jalë, për të vazhduar traditën e përvitshme.
Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit së bashku me të rinjtë nuk do të jetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Kohët e fundit Kryemadhi ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale, duke u larguar paksa nga jeta politike në Shqipëri, teka ka preferuar të shijojë në heshtje pushimet me familjen e saj.
Ndërkohë në kampin e LRI në Jalë janë të pranishëm kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Në fjalën e saj Kërpaçi tha se kampi i LRI është një traditë që vazhdon dhe është si një akademi që nxit dhe mëson brezat e rinj.
“Tradita e kampit veror të LRI është një traditë që vazhdon, është si një akademi që nxit dhe mëson brezat e rinj. Shpresoj që këto 5 ditë të jenë të jashtezakonshme, të mësojmë dhe të dëgjojmë njëri-tjterin se këtë bën LRI. Këto zgjedhje ishin të jashtzakonshme, ju jeni përballur me presion, por ju ishit atje dhe votat e LSI janë vota zemre, janë votat e rinisë shqiptare që do të qëndrojë në Shqipëri, por Rilindja nuk ua mundëson këtë. Vendi ynë i ka të gjithë mundësitë dhe ne mundemi ta bëjmë, ne kemi shumë ëndrra dhe dëshira, por edhe dashuri për vendin. LSI do të shtrijtë të gjithë angazhimin në të gjithë vendin”, – tha Kërpaçi.
Diskutime rreth kësaj post