Policia ka shoqëruar disa persona pas hedhjes së gazit lotsjellës gjatë performancës së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket momenti teksa të rinj të tjerë shkojnë pranë furgonit të policisë dhe nisin të përplasen me efektivët. Kjo zgjati vetëm pak çaste pasi ndërhynë efektivë të tjerë për të shpërndarë të rinjtë që iu afruan furgonit.
Gazi lotsjellës u hodh në një zonë plot me spektatorë, të cilët duket u larguan me shpejtësi. Pavarësisht kësaj situate, performanca e Bregoviç nuk është ndërprerë në asnjë moment.
Më parë, u raportua se ishin marrë masa të rrepta sigurie, me mbi 200 forca policie të pranishëm. Pjesa më e madhe kishin rrethuar terminalin, ndërkohë që pjesa tjetër ishte vendosur në bulevardet kryesore të qytetit.
Që në hyrje të terminalit thuhej se kishte kontrolle të rrepta për të gjithë të interesuarit për të ndjekur performancën e këngëtarit. Kontrollet arrinin deri atje sa nuk lejohen monedha, shishe apo sende të tjera metalike, ndaj mbetet e paqartë si i ka shpëtuar policisë rasti i gazit lotsjellës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post