Njohësit e politikave ndërkombëtare kanë këshilluar Kosovën që të merr mësime nga kriza e Afganistanit pas largimit të trupave amerikane.
Ata thonë se Kosova nuk mund të mbështetet vazhdimisht te SHBA-të për shkak të ndryshimeve gjeopolitike që po ndodhin.
Tërheqja e trupave amerikane nga disa zona të trazuara të botës ka shkaktuar frikë të madhe.
Shtetet e Bashkuara të Kosovës luajnë rol kyç edhe në sigurinë e Kosovës.
Historiani Timothy Less thotë se Kosova duhet të nxjerr mësime nga kriza afgane pas tërheqjes së trupave amerikane.
“Unë mendoj se Kosova nuk mund të mbështetet te SHBA-ja sikurse në të kaluarën. SHBA për momentin është e detyruar të mbajë trupa ushtarake në Kosovë pasi Serbia po pengon proceset dhe po refuzon të pranojë një zgjidhje politike. Sidoqoftë SHBA nuk mund t’i përdorë lehtë këto trupa që i ka në Kosovë pasi që nuk do të kishte mbështetje të brendshme për veprime ushtarake në një rajon periferik si Ballkani. Rusia dhe evropianët do ta kundërshtonin përdorimin e mundshëm të trupave amerikane në Kosovë”, deklaroi Less.
Me këto ndryshime gjeopolitike historian e sheh më të sigurt opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
“Dobësimi i garancisë amerikane për sigurinë e Kosovës e lë këtë të fundit në telashe. Në një afat të shkurtër Kosova do të kërkojë opsione të tjera për të garantuar sigurinë e saj. Në një periudhë më afatgjate, mungesa e sigurisë për Kosovën do të nxisë një bashkim kombëtarë të shqiptarëve. Një shtet me 5 milionë banorë do të mbronte më mirë edhe Kosovën”, deklaroi tutje Less.
Mirëpo analisti tjetër amerikan, Daniel Serwer nuk pret një tërheqje të Amerikës nga Kosova pavarësisht ndryshimeve gjeopolitike.
Së fundmi Kosova ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të strehuar përkohësisht një numër të refugjatëve nga Afganistani.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post