Një shoferi në Tiranë i është pezulluar patenta 2 herë brenda pak minutash. Sipas njoftimit të policisë, fillimisht ai ishte konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h.
Atij iu pezullua edhe për 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe u gjobit me 20 mijë lekë të reja.
“Njëri prej drejtuesve të konstatuar me shpejtësi 147 km/h nga Policia Rrugore e Tiranës, dhe iu pezullua leja e drejtimit, u kap përsëri pas disa minutash në rrugën Tuneli i Krrabës-Elbasan në Dopaj nga radari i Njësisë Operacionale të Policisë Rrugore po me shpejtësi 148 km/h, të cilit iu pezullua edhe 3 muaj të tjerë leja e drejtimit dhe masë administrative 20.000 lekë të rinj”, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post