Përfshirja britanike dhe e perëndimit në Afganistan nuk ishte një “përpjekje e pashpresë” pavarësisht kontrollit të talebanëve sot, tha Tony Blair.
Ish-kryeministri britanik tha se sakrifica e bërë nga trupat britanike – përfshirë ata që vdiqën – “nuk ishte e kotë”. Blair tha se arritjet në vend gjatë 20 viteve të fundit – përfshirë një brez që u rrit pa sundimin e talebanëve – ishte një “kauzë e mirë” që “ka rëndësi sot”.
Ai ka kritikuar vendimin e SHBA për të tërhequr ushtrinë e saj nga vendi. Duke folur për mediat ish-udhëheqësi i Laburistëve ndau shqetësimet, jo vetëm për njerëzit afganë, për të cilët ai tha se do të humbnin, por edhe për sigurinë e vendeve perëndimore.
Ai tha se talebanët “do t’i japin mbrojtje dhe ndihmë Al Kaedës dhe ISIS“.
“Shikoni nëpër botë dhe të vetmit njerëz që me të vërtetë brohorisin këtë vendim janë njerëzit armiqësorë ndaj interesave perëndimore”, u shpreh ai.
Blair tha se ekonomia afgane tani ishte tre herë më e madhe se kur Britania e Madhe pushtoi vendin së bashku me SHBA në 2001 dhe rreth 200,000 afganë shkuan në universitet këtë vit – përfshirë 50,000 gra.
Ai më herët tha se tërheqja e SHBA ishte “tragjike, e rrezikshme dhe e panevojshme”. Kjo ishte Deklarata e tij e parë që nga rënia e Kabulit ndaj talebanëve javën e kaluar.
Dhe ai tha se vendimi u mor “me bindjen sipas parimeve të sloganit idiotesk kundër luftërave”. Ai shkroi në faqen e tij të internetit: “Ne duhet të evakuohemi dhe t’u japim vend të sigurtë atyre që kemi përgjegjësi – ata afganë që na ndihmuan dhe na qëndruan pranë dhe kanë të drejtë të kërkojnë që ne të qëndrojmë pranë tyre.”
Kjo nuk duhet të bëhet “me pahir, por nga një ndjenjë e thellë e njerëzimit dhe përgjegjësisë“, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post