Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar urimeve me rastin e festës së Abaz Aliut, duke uruar kështu besimtarët bektashinj.
Përmes një postimi në Twitter, lideri demokrat thekson se Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.
Reagimi i Bashës:
“Në ditën kulmore të pelegrinazhit të mijëra besimtarëve bektashinj në Malin e shenjtë të Tomorrit, uroj një marshim të mbarë, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për të forcuar besimin në Zot. Mali i Tomorrit është burim paqeje, shprese harmonie për të gjithë shqiptarët. I bëj thirrje autoriteteve të lehtësojnë qarkullimin e automjeteve dhe të jenë të vëmendshëm për çdo emergjencë shëndetësore.”-shprehet Basha.
Diskutime rreth kësaj post